Padel, sporti më i ri që praktikohet në vend

Padel është një ndër sportet më të  veçantë, i cili prej një viti zyrtarisht ka filluar të praktikohet edhe në Shqipëri. Dy sipërmarrës italian të apasionuar pas kësaj disipline sportive kanë themeluar “Albania Padel Group”  në 2021 në Shqipëri, me vizionin  për ta shndërruar këtë grup në ofruesin kryesor të fushave të Padel në të gjithë Ballkanin.

Të ftuara në studion e “Jeto me Orën” ishin Era Gjoni, koordinatore  e “Albania Padel Group” dhe Amelia Stafasani, anëtare e skuadrës të cilat treguan më tepër për këtë disiplinë të re. Era tregoi sesi u njoh me këtë disiplinë.

 “E pashë në Facebook se po vinte një disiplinë e re një projekt i ri në Shqipëri dhe nuk e dija fare se çfarë ishte padel. Vendosa të shkoja të njihesha me këtë disiplinë dhe u bëra pjesë e skuadrës” u shpreh Era Gjoni.

Edhe Amelia tregoi se ishe po njësoj njohja me padel nga një njoftim në Instagram dhe tërhoqi direkt si sport. Era tregoi se padel ka ngjashmëri me tenisin por ka shumë veçori nga ai.

“Fusha është shumë më e vogël, raketat janë shumë ndryshe nga të tenisit, janë të rrethuara me xham që ndihmon lojtarin me topin” u shpreh kordinatorja Gjoni.

Amelia tregoi se kush e preferon këtë sport.

“Në kompaninë tonë ka shumë njerëz që vijnë  e praktikojnë që nga fëmijët deri më të rriturit. Është një sport që mësohet shumë  lehtë dhe ka mundësin ta luaj kush do, nuk ka kushte fizike” u shpreh Amelia Stafasani. Era tregoi se një loj zgjatë një orë deri në një orë e gjysmë.

“Një loj zgjatë një orë një orë e gjysmë. Ka shumë njerëz që kur e kanë provuar vinë gjithmonë pasi ju duket shumë zbavitëse si lojë. Nëse nuk e ke praktikuar asnjëherë të duhen vetëm 20 minuta ta mësosh. Duket si një gjë më zbavitëse se një palestër, dhe ka efekt po të njëjt si një palestër” përfundoi Era Gjoni.