DJ Geek dhe Yll Limani publikojnë këngën e re “Fjalë”

DJ Geek dhe Yll Limani kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

Kënga e dyshes e cila mban titullin "Fjalë", është ritmike e zhanrit R&B.

Vija melodike e këngës është punuar nga vetë Yll Limani, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur reperi Elinel.

Kënga është produkt i DJ Geek dhe producentit Deard Sylejmani.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë, ndërsa ana vizuale i është besuar produksionit Sekuenca.