Shkaqet e divorcit? Avokatja : Një i tretë në mes i jep fund martesës

Cilat janë shkaqet e një divorci? Shumë çifte i drejtohen Gjykatës për zgjidhjen e martesës, sidomos kur futet një i tretë në mesin e tyre.

Avokatja e njohur, Rudina Gjoni na tregon më shumë.

Rudina: Tradhtia mban shkakun ose motivin kryesor qe çon në zgjidhjen e një martese. Gjithmonë kur në një çift futet një i tretë si nga ana partner i gruas apo partnere e burrit në një martesë të shëndetshme, i treti prish punë. Pa harruar edhe motivet ekonomike dhe disnivele kulturore, por zakonisht kur futet i treti është shkaku që i jep fund martesës. Sigurisht ulje-ngritje ka çdo familje dhe nuk besoj se në problemin e parë ekonomik, të gjithë të shkojnë drejt divorcit dhe unë nuk e besoj këtë gjë.

Dajana: Kush e kërkon më shumë divorcin, burrat apo gratë?

Rudina: Ne nuk kemi një database se kush është i padituri apo paditësi, por me atë syrin e shpejtë që iu hedhim dosjeve, zakonisht paditësi janë femrat. Gratë janë ato që marrin frenat e jetës së tyre dhe shkojnë drejt vendimit të zgjidhjes së martesës.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: