Marvina Aliaj: Kohët e fundit piercing po kërkohen në gjoks dhe pjesë intime

Dashuria për artin dhe të bukuren është e ndërthurur me dekorimin e trupit me metale të çmuara. Të shumtë janë njerëzit që e duan dhe madje eksperimentojnë, po flasim për pirercings .

E ftuar në studion e “Jeto me Orën” Marvina  Aliaj e dashuruar pas këtij arti tregoi më tepër për trendet e pirsing.

Marvina Aliaj ka 12 vite që e ushtron këtë profesion. Të resë i ka pëlqyer gjithmonë ky art.

“U bën 8 vite që punon në Shqipëri me këtë profesion. Unë e kam nisur me veshët e më pas në zonat e tjera trupore. Tani vendosin tek gjoksi tek zonat intime. Por duhet pasur shumë kujdes sesi i aplikojnë të kenë kujdes kur flen sepse jan ende vathë të njomë” u shpreh Aliaj. 

Mosha minimale që Aliaj sugjeroj për shpimin  e veshëve ishte mosha 6 vjeçare. 

“Këshillohet kjo moshë pasi fëmijët  e vegjël i prekin i ngacmojnë dhe kjo gjë u jep atyre infeksione pasi i lëndojnë. Por ka edhe vathë që nuk lejohen poshtë 18 vjeç që janë më delikatë” u shpreh ajo. 

Marvina tregoi se gjatë stinës së verës piercing janë më të kërkuar. Ajo tregoi edhe për zonën më të vështirë që mund të jetë për piercing. 

“Çdo piercing është i vështirë  sidomos nëse nuk di ta bësh dhe të kujdesesh për ta” u shpreh Aliaj. 

Ajo tregoi se personat që vendosin piercing në gojë apo gjuhë duhet të kenë tepër kujdes me ushqimet që konsumojn.

“Shumë të rinj zgjedhin të bëjnë në gojë apo gjuhë piercing por duhet të kenë kujdes në fillim me ushqimet. Me ushqimet pikante, me ushqimet e forta. Edhe për piercing e vetullës duhet të  dimë që nuk ka asnjë dëm tek sytë asnjë lloj rreziku. Duhet të kemi kujdes vetëm me vathët që vendosim në pjesën e jashtëme të veshit pasi i lëndojm, me flokët me kapuçin apo kufjet” u shpreh ajo.

Aliaj tregoi se të rinj në përgjithësi kanë preferencë nga të famshmit si Dafina Zeqiri apo artist të tjerë.

Ajo tregoi se edhe djemtë tashmë përdorin shumë piercing.

“Tashmë djemtë përdorin piercing në të dy veshët tek vetulla tek gjuha apo hunda dhe kanë filluar të kujdesen  më shumë me pjesën estetike."-u shpreh Aliaj.

Marvina tregoi se numri më i madh i shpimeve arrin deri në 25.Ajo këshilloj në përfundim të intervistës që të kenë kujdes për lëndimin e tyre dhe të kenë durim pasi duan kohë për rikuperim dhe t’i pastrojnë percing shumë shpesh.