VIDEO/ U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, momenti kur Saimir Tahiri largohet nga Gjykata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2022, 19:37
Ora News, ka siguruar moment kur ish-Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri, është larguar nga Gjykata e cila e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.
Siç shihet ai futet brenda një furgoni policie, ku më pas është dërguar në Drejtorinë e Policisë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Pasi të firmosë urdhërin e gjykatës ai do të dërgohet në ambientet e burgut 313.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar ditën e sotme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg.
Gjatë fjalës së tij kreu i trupes gjykuese u shpreh se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn e Artan Habilajn.
Po ashtu, gjykata theksoi se eshte verifikuar se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.
