"Arbana Osmani nuk më vjen kurrë në emision" Moderatorja: Banori i BBV më ka anuluar intervistën momentin e fundit

Adela Osmani është një moderatore e re më ëndrra dhe plotë synime, e cila foli në studion e "Ditë e Re" në RTV Ora për eksperiencat e saj të para në fushën e moderimit.

Teksa tregon për artistët që  i kanë anuluar emisionin në momentin e fundit, ajo thotë se këngëtarët nuk janë ashtu si duken në klipe.

Ndër të tjera, duke qenë se është e re në fushën e moderimit ajo thotë se Arbana Osmani nuk do i vinte kurrë në emision. Megjithatë Adela shprehet se ka qenë dhe është fanse e madhe e Arbana Osmanit dhe Turjan Hysko që kur ishte e vogël.

Adela Osmani: Ka shumë artistë që në këngët e tyre duken shumë emocionalë, kanë ndjenjë, ndërsa në intervista janë shumë të ftohtë. Për shembull Dren Abazi ishte pak me dhimbje dhëmballe. Robert Berisha ka ardhur me dhimbje fyti. Kam shumë komplimente për Arbana Osmanin, sidomos me sezonin e ri të "Big Brother Vip" që ka pasur surpriza. E adhuroj mënyrën se si flet, si menaxhon situata të vështira. Qendron me orë të tëra mbi taka. E kam adhuruar gjithmonë. Arbana Osmani nuk  më vjen kurrë në emision. Kam pasur edhe moderatorë të tjerë të preferuar Turjan Hysko, e ndiqja që kur isha e vogël.  Një person nga Big Big Brother Vip na ka anuluar intervistën në moment të fundit.

Që prej shtatorit të viti të kaluar, Adela, moderon emisionin e saj në median online Albanian Post.