Kur Rudina të merr në telefon: Alo, Dajana kërkon divorcin/ Kjo po që është spektakël!

Rudina Gjoni, padyshim është një juriste shumë e suksesshme në punën e saj, ku shumë shqiptarë kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre.

Me dëshirën për të qenë sa më pranë shqiptarëve dhe profesionalizmin që e karakterizon, Rudina ka arritur të zgjidhë në mënyrën më të mirë çështje penale dhe civile.

Mbrëmjen e së Enjtes ishte e ftuar në D-Night për të folur më shumë rreth vetes dhe profesionit të saj.

Dajana: Për çfarë ka nevojë njeriu në jetë? Për mjekun, për ca karta krediti se kjo është e rëndësishme dhe për avokatin. Sidomos një super avokate si Rudina Gjoni, ma besoni do të donit ta kishit edhe ju. Profesioni i saj si juriste ka bërë që të kalojë në duart e saj shumë dosje me tema sociale, si dhuna në familje, divorci e shumë të tjera dhe mbaj mend që në programin “Ditë e Re” për rastin e një djali të burgosur, ku pas shumë provash arriti ta nxirrte jashtë dhe është sinqerisht një “labe”, një avokate “labe” nga ato që nuk fal fare. Sidomos, kur Rudina Gjoni të merr në telefon dhe të thotë: “ Alo, Dajana kërkon divorcin” është spektakël.

Rudina: Një mjeku dhe një avokati i duhet thënë mirëmëngjesi çdo ditë edhe kur nuk ia ke nevojën.

Dajana: Sa ka ndryshuar numri i divorceve ndër vitë, është në rritje apo zbritje?

Rudina: Çdo ditë edhe më i lartë dhe për të thënë nga ’90 e këtej, divorci po bëhet një trend ku shumica e njerëzve nuk e mendojnë dy herë dhe trokasin në dyert e Gjykatës me një kërkesë padi në dorë për ta zgjidhur martesën e tyre, ashtu si lidhen në fillim me dëshirën e madhe për një martesë ashtu edhe kërkojnë dorë për dore edhe ndarjen.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: