Ja cilat janë ngjyrat më të pëlqyera këtë sezon për thonjtë
Kujdesi për duar të bukura është një dëshirë e shumë femrave .
"Nail art", është arti i të dekoruarit të thonjve përmes teknikave që lejojnë të krijosh dizenjo të llojeve dhe formave të ndryshme.
Teknikat në artin e lyerjes së thonjve janë konfirmuar tashmë si pjesë e pandarë e kujdesit të femrave në imazhin e tyre. E ftuar në studion e “Jeto me Orën” ishte Leda Koni nail artist e cila tregoj për trendet më të fundit për thonjtë këtë sezon.
Ajio tregoi se kur e nisi këtë profesion kaq të bukur.
“E kam nisur që para 12 vitesh në Itali. Punoja diku por kisha një kolege aty që merrej me këtë punë, me thonjtë dhe më shtyu kurioziteti dhe aty ja mora dorën shumë mirë dhe e pashë tek vetja që ky ishte profesioni që unë doja pasi edhe me mësime nuk isha shumë mirë dhe shumë shpejt u kthye në pasion. Ky është një profesion që do pak kohë që t’ia marrësh dorën që ke përmirësim nga fillimi por që ja dola” u shpreh estetistja. Leda tregoi edhe trendet që janë aktualisht për thonjtë.
“Edhe pse festat kanë kaluar vazhdon të pëlqehet shumë xixat, edhe ngjyra e zezë sidomos french –i i cili është ai që i reziston të gjitha kohërave , stinëve, muajve. Edhe në çdo event është ai model që preferohet shumë. Nuk ka ditë që nuk e bëjm modelin e french-it, çdo kliente e ka kërkuar një herë si model madje ka kliente që i rrinë besnike këtij modeli” tregoi Leda Koni. Ajo tregoi edhe për format e thonjve që preferohen më tepër. “ Forma që preferohet më shumë për këtë periudhë është katrorja. Ndërsa ovalja ka qenë më tepër e preferuar nga zonjat në moshë por tani pëlqehet edhe nga gocat” u shpreh estetistja.
Leda tregoi edhe se cila është mosha që vajzat fillojnë të kërkojnë të bëjnë thonjtë.
“Nisin që nga mosha 16 vjeçare por unë nuk do ta rekomandoja, pasi thonj nuk është ende gati më e mira do të ishte mbi 18 vjeç” u shpreh ajo.
Leda tregoi më tej edhe për ngjyrat më guximatre në këtë sezon.
“Ngjyra kameleon, ngjyra e pjeprit, ngjyra e rozë e lehtë por edhe ajo e fortë po preferohet goxha dhe do jetë shumë në modë. Nuk mbeten mbrapa edhe ngjyrat mat”- tregoi estetistja.
Ajo tregoi se për pikturat që bën në thonj është autodidakte dhe po bën disa vite që pikturon në thonj por më parë ka pikturuar edhe në telajoh.
“Në këtë profesion çdo ditë zbulon diçka për veten ndaj është një profesion shumë i bukur. Siç zbulova unë për pikturën pasi nuk e dija këtë dhunti që kisha” u shpreh Leda Koni.
Ajo këshilloi të gjitha vajzat dhe gratë që nuk i bëjnë thonjtë me xhel apo tipsa që të përdorin çdo ditë vajin e kutikulave, të përdorin krem për duart që të paktën dora të duket e kuruar, ndërsa për vajzat që i bëjnw këshilloj mos ti heqin vetë tipsat dhe të zgjedhin estetisten e duhur.

