Saimir Tahiri dy fjalë para se të çohet në burg: Jam moralisht i qetë! Është padrejtësi

Saimir Tahiri ka reaguar pas u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit, me 3 vite e 4 muaj burg. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se vendimi i Gjykatës është padrejtësi, ndërsa shton se s'e ka shkelur asnjëherë ligjin. 

Ndër të tjera ai shprehet se është i qetë, ndërsa thekson se është i lumtur për detyrën që ka bërë. 

Postimi i plotë: 

Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.

Eshte thjeshte PADREJTESI!

Gjykata vendosi që ta dënojë Saimir Tahirin 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë fjalës së tij kreu i trupes gjykuese u shpreh se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn e Artan Habilajn.

Po ashtu, gjykata theksoi se eshte verifikuar se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të zhvendoset në paraburgimin e burgut 313.