Deputetët e VV-së tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit
Presioni publik bëri punën e vet.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të heqin dorë nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, fton edhe deputetët e tjerë duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
“Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve”, ka shkruar ajo.
Pas publikimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se vendimi mbi kompenzimit daton nga 10 Tetori 2011 dhe është i nënshkruar nga Kryetari i atëhershëm i Kuvendit Jakup Krasniqi.
“Me anë të këtij vendimi, në mesin e tjerave, parashihet kompensimi për shpenzime të udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisionet e caktuara me vlerat si vijon: deri në 30 km – 10 euro. deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro”.
Më tej shton se zbatimi i këtij vendimi nuk bëhet me fatura të derivateve, por si pjesë e pagës mujore e cila llogaritet automatikisht me pagën mujore. “Deputetët me rastin e regjistrimit të tyre për mandate në fillim të secilës legjislaturë, plotësojnë formularët për vendbanimin e tyre”.
Dhe me rastin e regjistrimit të deputetëve dhe fillimin e punimeve të Kuvendit, automatikisht fillon llogaritja e pjesëmarrjes së tyre në seanca dhe komisione funksionale, e me to edhe kompensimi për udhëtime.
Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.
"Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.
Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës! shkruan Lila.
Dje është raportuar për shpenzimet enorme të deputetëve të Kosovës.