Kosova rishikon sot masat anti-covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2022, 11:45
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:00 do të bëhet shqyrtimi i masave anti-covid, nga komiteti i ekspertëve për menaxhimin e pandemisë.
Në mbledhje do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe analizimi i vendosjes së masave të reja.
Ndër to pritet të hiqet detyrimi për të paraqitur dëshminë e tre vaksinave kundër koronavirusit për të hyrë në Kosovë.
Gjithashtu mësohet se ora policore mund të përgjysmohet dhe orari për baret e restorantet do të zgjatet deri në orën 23:00, nga 21:30 që është aktualisht.
Kujtojmë që Avokati i Popullit para pak ditësh i kërkoi qeverisë Kurti të rishqyrtojë masat të cilat janë në fuqi.
