Sot seanca për shkarkimin e Abazoviç, shkarkohet zv/kryeministri, nesër kryeministri Krivokapiç

Sot pritet që të mbahet seanca parlamentare për shkarkimin e shqiptaro-malazezit Dritan Abazoviç nga posti i zëvendëskryeministrit dhe për zgjedhjen e pasardhësit të tij, Milojko Spajiç i cili mban aktualisht postin e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale.

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të rimblidhen të premten për votuar mocionin e mosbesimit të qeverisë, e cila nëse ka kuorumin prej 41 votash, nga 80 deputetë që ka Parlamenti mund të çonte në shkarkimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç.