VIDEO/ Shqiptari arrestohet për vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, por nuk pranon krimin
Një 23-vjeçar me iniciale A.T me origjinë shqiptare është arrestuar ditën e djeshme në Greqi, pasi akuzohet se ka vrarë një 19-vjeçar në orët e para të së martës së 1 shkurtit, pranë stadiumit Aris në Selanik.
23-vjeçari shqiptar pritet të dalë në prokurori gjatë ditës së sotme, ndërkohë mësohet se ka mohuar akuzat për vrasje, ai mohon se është vrasësi që i dha goditjen fatale 19-vjeçarit, ndërkohë ka pranuar se ka qenë pjesë e sulmit.
Mediet greke kanë publikuar momentin e vrasjes së 19-vjeçarit, në të cilën duket një grup që i shkon nga pas. Nga pamjet shihet se grupi e sulmon dhe e rreh me sende të forta 19-vjeçarin.
Vetëm arrestimi i 23-vjeçarit shqiptar nuk mjafton për të qetësuar sado pak familjarët dhe miqtë e të riut,të cilët kërkojnë arrestimin e menjëhershëm të të gjithë huliganëve që morën pjesë në vrasjen tragjike të 19-vjeçarit.
Policia greke vijon hetimet për arrestimin e huliganëve të tjerë që sulmuan tre djemtë gjatë shëtitjes në lagjen e tyre
23 vjeçari shqiptar nuk është i panjohur për policinë greke, pasi ka dosje të hapur për sulme në vitin 2017 në një ndeshje episodike të PAOK në Volos, si dhe në 2019 nga një tjetër sulm me thikë kundër një tifozi kundërshtar.
Ngjarja ka shkaktuar një bujë të madhe në Greqi, me opinionin publik të shprehet edhe në median sociale shumë i indinjuar për dhunën mes tifozëve, duke akuzuar institucionin sportiv si mbrojtës të një sistemi interesash për përfitime me viktima të rinj të pafajshëm.
