Arrestohet Dardan Molliqaj në Kosovë, po shkonte për intervistë në televizion

Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahini, është arrestuar mbrëmjen e sotme afër zyrave të televizionit T7 në Prishtinë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Kreu i Partisë Socialdemokrate, ishte i ftuar në “Pressing” për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër ngritjers së çmimit të energjisë elektrike dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së ditën e sotme.

Molliqaj është arrestuar në  hyrje të televizionit nga Policia e Kosovës. 

Molliqaj po kërkohej nga policia që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.