Kurti kundër asociacionit: Kosova është e kujdesshme, interesi ynë territori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur kundër themelimit të unifikimit të komunave me shumicë serbe, duke vënë theksin se interesi i vendit është integriteti territorial.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratave të Lajçak lidhur me asociacionin.

Diplomati evropian u shpreh gjatë një konference për mediet se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kurti u shpreh se Kosova nuk i trembet asgjëje dhe se interesi i shtetit të pavarur të vendit është integriteti territorial, duke nënkuptuar se asociacioni nuk mund të themelohet.

Shefi i qeverisë tha gjithashtu se Kosova është konstruktive lidhur me dialogun dhe se do të punojë për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Kurti tha se objektivi kryesor i dialogut është njohja reciproke me Serbinë, për të cilën përmendi edhe presidentin amerikan Joe Biden.

Lidhur me deklaratat e Eskobar e Lajçak, Serbia është shprehur se po inkurajojnë Prishtinën për të mos e themeluar asociacionin.

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç ka deklaruar se Prishtina po synon të ndërrojë përmbajtjen e marrëveshjes së Brukselit për sa i përket unifikimit të komunave me shumicë serbe dhe se mos implementimit të tij është si rezultat i kërkesës për justifikimin e radhës të Kosovës.