Mocion mosbesimi ndaj qeverisë malazeze/ Deputetët do të vendosin nëse do shkarkojnë kryeministrin Krivokapiç
Një ditë pasi parlamenti i Malit të Zi dështoi të miratojë rendin e ditës për shkarkimin e zv/kryeministrit Dritan Abazoviç, sot do të votojnë për shkarkimin e kreut të qeverisë, Zdravko Krivokapiç.
Nisma është ndërmarrë nga kreu i lëvizjes qytetare URA, Abazoviç, e cila synon krijimin e një qeverie pakicash.
Iniciativa është mbështetur nga 44 deputetë, mes tyre edhe deputetë të partisë më të madhe në vend, ajo e presidentit Milo Gjukanoviç.
Krahas shkarkimit të Krivokapiç, do të votohet edhe për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, çka do ta detyronte kreun e shtetit të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Krivokapiç gjatë një konference për medie e pranoi se sot do të shkarkohet nga Kuvendi malazez, duke akuzuar Abazoviç dhe Gjukanoviç si bashkëpunëtorë për rrëzimin e qeverisë.

