"Autori kishte maskë dhe kapuç", video kur vendoset lënda plasëse jashtë shtëpisë së gazetarit
Dy shpërthime të ndryshme kanë shënjestruar një gazetar dhe një sindikalist në kryeqytetin grek, sipas medieve lokale.
Një video e publikuar tregon autorin duke lënë bombolat e gazit në hyrje të pallati të gazetarit Dimitris Kampourakis në orët e para të së martës, 1 shkurt. Më pas ai i vë flakën dhe largohet. Pak sekonda më vonë ndodh shpërthimi.
Duke folur për SKAI-n, zoti Kambourakis tha se ky person ishte me kapuç dhe maskë në fytyrë, por kamera ka regjistruar disa nga tiparet e tij.
“Isha në gjumë dhe dëgjova një zhurmë. Dola jashtë, e gjithë dera ishte në flakë,” tha ai.
Të gjitha të dhënat dhe video nga kamerat i janë dhënë policisë për hetim. Dimitris Kampourakis deklaroi gjithashtu se po merrte kërcënime, diçka që ai e kishte përmendur dhe i ishte ofruar mbrojtje policore, gjë që ai e kishte refuzuar.
Sulm jashtë shtëpisë së Vasilis Doumas
Pothuajse në të njëjtën kohë me shpërthimin në shtëpinë e gazetarit të njohur, persona të panjohur vendosën lëndë shpërthyese në hyrje të shtëpisë së kryetarit të gardës speciale Vassilis Doumas, në Kypseli.
Në një prononcim për Kathimerini.gr, Doumas theksoi: “Incidenti është një reagim ndaj pikëpamjeve të mia të shprehura në mënyrë demokratike."
