Burri i sëmurë në lot: Unë i vdekur se i vdekur po gruan ku ta lë! Protestojnë para parlamentit se do u prishen shtëpitë
Banorët e “5 Majit” “Laprakës” dhe të Paskuqanit kanë dalë para Parlamentit për të protestuar për mbrojtjen e banesave të tyre.
Atyre u është thënë se do i prishen banesat dhe qeveria nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.
Një nga protestuesit është dhe një burrë që për mikrofonin e Ora News tregon se është i sëmurë kronik. Në lot tregon se nuk është I shqetësuar për veten e vet sa për gruan.
“Jam i sëmurë kronik. Kam vetëm gruan. Unë i vdekur se i vdekur por nuk di si tia bëj gruas. Kam dy vajza ata nuk kanë mundësi për bukën e tyre. Unë marr 100 mijë lekë kemp gruaja pa pension. Shtëpia do më prishet. As azil dhe as gjëkundi.
Edhe azilantit nga Gjermania vet një ditë dhe I jep një hyrje të më japë një kasolle. Unë jam me kemp nuk paguaj as drita as ujë.. mi paguan vajza dritat.. se ca bëhet me këtë lloj qeverie nuk e di.. .tërë jetën me këta“
Protesta nisi në orën 09:30 minuta para kuvendit ndërkohë në parlament vijon seanca normale.
