Mjekët që nuk vaksinohen kundër Covid, ikin nga puna, ja fati i fundit

Të gjithë punonjësit shëndetësorë që nuk do të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit deri më 31 mars, do të pushohen nga puna.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris.

Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë dhe sugjerimi i tij që ata mjekë që nuk janë të vaksinuar, nga data 31 mars e në vazhdim jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek.

Duke folur për “Skai”, Plevris, u ndal edhe tek lehtësimi i masave kufizuese, që është në fuqi nga 31 janari. Ministri grek i Shëndetësisë tha se simptomat që shkakton Omicron kanë karakteristika të tjera nga Delta, port ha ai, ekziston një perceptim i përbashkët se çfarëdo mase që të marrësh, është mjaft e vështirë të ndalosh transmetimin e infektimit.

Për kreun e shëndetësisë helene masat që janë aktualisht në Greqi janë mjaft të buta dhe se qëllimi është që vazhdimisht të lehtësohen masat dhe të ruhen ato që janë absolutisht të nevojshme.