Fati i Metës tek Gjykata Kushtetuese. Seanca vijon më 7 shkurt. Dervishaj: Rama po hakmerret, puç institucional
Gjykata Kushtetuese sërish sot nuk arriti të mbyllte procesin e shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Në orën 10:00 këshilltari i kreut të shtetit Bledar Dervishaj paraqiti në mënyrë të shkurtuar argumentet e dorëzuara në 170 faqe, ku kundështoi kërkesën e socialistëve për largimin e parakohshëm të Metës nga detyra
Mbledhja e komisionit hetimor jashtë afateve të paraqitura në Kushtetutë kanë qenë argument qëndror i tij. Por në seancë nuk munguan as pyetjet shtesë, mbi deklaratat e kreut të shtetit, ndikimin e tyre në zgjedhjet parlamentare por dhe mundësinë e një hakmarrje politike të Partisë Socialiste ndaj tij
Pas dëgjimit të 70 pyetjeve Dervishaj kërkoi të paktën 48 orë kohë për tu përgjigjur pasi për to do ti duhet dhe një konsultim me presidentin. Edhe pse përfaqësuesja e kuvendit e konsideroi të tepërt trupa vendosi të rimblidhet të hënën për shqyrtimin e dosjes.
Për mediat Dervishaj solli edhe një herë në vëmendje qëndrimin e tij.
Për të shkarkuar Metën nga detyra mazhorancës i duhen të paktën 5 vota nga 7 anëtarë që janë aktualisht në Gjykatën Kushtetuese
Ora 13:00 A ka president tjetër që hap platformën 'Denonco zgjedhjen"?
Pas parashtrimit të përfaqësuesve ligjorë të presidentit Ilir Meta gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese ngritën disa pyetje për ta për të cilën kërkojnë përgjigje. Dervishaj kërkoi 48 orë për tiu përgjigjur mbi 70 pyetjeve pasi do konsultohej dhe me presidentin. Lexo me shume
Ora 11:50 Rama do hakmarrje, puç institucional
Perfaqësuesi ligjor Bledar Dervishaj e cilësoi hakmarrje.
"Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën, por kjo është nje hakmarrje politike. Kuvendit nën diktatin e Kryetarit te mazhorancës, vijoj këtë proces, me shpresën e vetme për te mbuluar maskaradën e zgjedhjeve të 25 prillit. Parlamenti ndërhyri në kompetencat e kreut të shtetit. Këto nisma cilësohen hakmarrje, pse jo edhe puç institucional. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese papajtueshmërinë me Kushtetutën dhe shfuqizimin e kësaj çështje" tha Dervishaj.
Dosja 140 faqe e Metes
Përfaqësuesit ligjorë të Presidentit kanë mbërritur në gjykatë me një dosje prej 140 faqesh ku argumentojnë pse Kuvendi ka ndërhyrë në kompetencat e presidentit dhe pse kreu I shtetit nuk ka shkelur asnjë ligj.
”Asnjë paragraf në diskutimet në komisionet e ligjeve nuk është arritur të artikulohet asnjë despozitë e Kushtetutës që Presidentit ka shkelur ligjin. Ky komision shkeli Kushtetutën në te gjithe funksionin e tij, pasi nuk respektoi asnjë afat.
Veprimtaria parlamentare është realizuar në një periudhë tranzitore të kuvendit të vjetër. Komisioni hetimor u ngrit në mungesë të një objekti dhe të kohës në dispozicion.
Kuvendi ka ndërhyrë në kompetencat e Presidentit. Parlamenti, i cili mori vendimin për shkarkimin e Presidentit nuk kishte të njëjtën përbërje me nisjen e legjislaturës së 9 në 2017" tha përfaqësuesi ligjor Sokol Dervishaj.
Seanca e kaluar, e cila u mbajt më 1 shkurt u shoqërua me debate të shumta dhe zgjati për gati 10 orë.
Në seancën e shkuar Presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit por kerkesat nuk u pranuan nga gjykata.
Kërkesa e parë - Presidenti kërkoi dorëheqjen e tre anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Presidenti kërkoi dorëheqjen e gjyqtarëve Vitore Tusha, Përparim Kalo dhe Fjona Papajorgji. Kërkesën presidenca e argumenton se u ka përfunduar mandati dhe në këtë mënyrë cënon paanësinë e vendimit.
Kërkesa e dytë - Presidenca kërkoi dorëheqjen e 7 anëtarëve të gjykatës nga shqyrtimi pasi ka konflikt interesi për disa prej tyre.
Kërkesa 3 - Përjashtimi i përfaqësuesve të Kuvendit.
Përfaqësuesja tjetër ligjore e Presidentit, Katrina Treska kërkoi nga gjykata të mos legjitimojë përfaqësuesit e Kuvendit. Ajo tha se legjislatës së 9-të i ka përfunduar mandati më 9 shtator dhe Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vullnet paraprak të Kuvendit të ri. Duke ngritur pyetjen se me çfarë akti janë përfaqësuesit e Kuvendit të pranishëm në këtë sallë.
Të gjitha kërkesat e Presidentit u rrëzuan nga Kushtetuesja.

