Shpërthen zjarr i madh në apartament, ndërron jetë e moshuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 18:58
Një e moshuar është gjetur e vdekur pasditen e sotme, pasi një zjarr i madh shpërtheu në apartamentin ku banonte, gjatë pasdites së sotme në një lagje në Athinë.

Sipas informacioneve të para nga Shërbimi Zjarrfikës, zjarri ka rënë në një apartament në katin e tretë të një pallati, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës u gjet gjatë operacionit të fikjes së zjarrit.

Autoritetet vendase njoftojnë se zjarri është vënë nën kontroll.