Policinë e gjen belaja, poston foton e hajdutit bukurosh. Të gjitha gratë "duan ta arrestojnë"

Policia britanike ka thyer zemrat e mijëra  grave pas arrestimit të kriminelit bukurosh.

Mësohet se 37-vjeçari, Johnathan Cahill, edhe pse hajdut ka fituar zemrat e shumë grave në Angli, pas publikimit të fotos së tij nga policia, që e kishte shpallur në kërkim, pasi ky i fundit kishte thyer masën lirim me kusht.

Sytë blu dhe trupi muskuloz i gjatë ka bërë që mijëra gra të "marrosen" pas tij.

Menjëherë pas publikimit të postimit nga policia, fotoja e kriminelit mori 95.000 komente, kryesisht nga gratë që u ofruan ta "arrestojnë" në shtëpitë e tyre.

"Baba jam e dashuruar me një kriminel", shkruan një komentuese.

"Kam një dhomë rezervë dhe  pranga në shtëpi."

"Nëse e gjej, a mund ta mbaj në shtëpi?", ishin disa nga komentet që tërhoqën vëmendjen.