Ritvana: Audienca e Për’puthen u bë e pashëndetshme psikologjikisht

Ritvana Fetahu ishte konkurrentja e parë në Për’puthen, e cila erdhi nga Danimarka për të gjetur dashurinë e saj.

Një vajzë e plotësuar, me objektiva dhe synime të qarta për të ardhmen e saj…së shpejti pjesë e Parlamentit Europian.

Ambicioze dhe shumë kërkuese ndaj vetes dhe të tjerëve bëri që të tërhiqte vëmendjen e të gjithë djemve dhe publikut. Dashurinë nuk e gjeti dot, por urojmë që objektivat e saj për karrierën t’i realizojë sa më pare

Dajana: Të ka marrë malli për Për’puthen, ose ke ndjerë një ndryshim pas daljes? Të është dukur sikur fama nuk është më sepse ka disa njerëz që e vuajnë këtë post-show?

Ritvana: Ka disa njerëz që ndoshta e vuajnë dhe iu mungon vëmendja, por duke qenë se unë në fillimet e mia kam marrë shumë vëmendje qoftë pozitive apo negative dhe nuk është që më ka munguar sepse unë kam pasur disa momente shkëputje nga programi dhe kjo shkëputje ka ardhur gradualisht gjatë gjithë kohës. Çdo herë që ndodhte që unë të largohesha nga emisioni, kisha arsyet e mia personale dhe rikthehesha përsëri, ndihej që kishte humbur një lloj audience.

Erdhi një moment që u bë e pashëndetshme psikologjikisht, por edhe nga ana shëndetësore.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00