“Në parajsë”, Georgina Rodriguez poston fotot seksi nga pushimet luksoze në Dubai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 16:55
Partnerja e futbollistit CR7, Georgina Rodriguez, po pushon me familjen në brigjet e Dubait dhe disa nga momentet e bukura i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Teksa nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur, modelja ka kaluar kohë me fëmijët dhe partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.
“Në parajsë”, shkruan bukuroshja krahas fotove.
Ndërkohë, Georgina është në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas publikimit të dokumentarit “Soy Georgina”, ku ajo ndan jetën me yllin e futbollit portugez ku rrëfen se e kishte të vështirë në fillim të historisë së tyre të përshtatej me stilin e jetës luksoze të partnerit.









