RTV Ora mbush 15 vjeç! Dajana: “Ora”, familja që nuk m’i mbylli dyert asnjëherë!

RTV Ora mbush plot 15 vite, një televizion, i cili hyri fuqishëm në tregun mediatik dhe bëri për vete miliona shqiptarë anë e mbanë botës me programacionin e saj të larmishëm.

Një familje e madhe, plot energji dhe gjithmonë drejt së vërtetës. Nuk u ndal asnjëherë dhe qëndroi e do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë në krah të publikut duke prishur çdo barrikadë që mund t’i dalë përpara e t’ë mundohet t’a bllokojë.

Një mesazh falenderues vjen dhe nga D-Night nga drejtuesja e emisionit, Dajana Shabani.

Dajana: Në 15 vjetorin e familjes së madhe Ora …unë lë Fred Pezën të më presë tre orë sepse nuk e di pse isha e bindur që kur isha 20 vjeç isha monument kulture dhe ruhesha nga shteti e nuk duhet të punoja.

Më pas Fred Peza ma ktheu të nesërmen me gati gjysmë dite pritje dhe kur u futa në zyrë më pyeti:   “Moj, kush je ti që duhet të të pres unë”? Dhe unë me një qetësi që nuk e di nga më buroi, qesha dhe i thashë Dajana, e më pas ai filloi të qeshte pas përgjigjes time dhe kështu nisi gjithçka.

Orës i urojmë 115 vite, 1115 vite sepse është familja që më ka pritur, nuk m’i ka mbyllur dyert asnjëherë e më ka bërë të ndihem aq mirë saqë të jem e sinqertë unë e kam shumë të vështirë të ndërroj televizion. E kam aq të vështirë sa sillem shumë arrogante me të tjerët nëpër televizionet e tjera dhe nuk më pëlqejnë fare, nuk ndihem mirë e nuk ndihem në rehatinë time. Këtu di çdo cep të Orës dhe është një televizion që të them të drejtën nuk janë bërë bashkë me mua se unë jam punonjësja e tyre, por kanë qëndruar pranë halleve të mia, halleve të mëdha dhe më kanë bërë pjesë të tyre.

Unë e falenderoj Orën për gjithçka ka bërë për mua! Jam e ndjekur dhe jam një person publik falë Orës dhe fakti që kam qëndruar 12 vite besnike dhe nuk kam ndërruar vend tregon që jam super mirë këtu, kështu që shumë shumë shumë shumë faleminderit! Edhe 115 vite e sa më përpara dhe sa më lart së bashku me publikun se pa atë nuk bëhet dot asgjë.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: