Kolegët surprizojnë moderatorin gjatë transmetimit Live të emisionit, ja si reagoi Klodi
Dita e sotme për moderatorin e emisionit radioteleviziv "Ora Juaj" Klodi Karaj është e veçantë, pasi sot ai feston ditëlindjen.
Dhe kolegët e tij u kujdesën që kjo ditë të mbetet e paharruar për Klodin.
Teksa Klodi ishte në transmetim live të emisionit duke u përgjigjur telefonatave të qytetarëve, moderatorit i vjen një telefonatë misterioze.
Telefonata ishte nga kolegët e redaksisë së Ora News, të cilët e uruan publikisht moderatorin me batuta dhe shaka.
Pjese nga telefonata surprizë:
"Unë jam një vajzë, në fakt jemi disa vajza dhe djem te redaksia e Ora News dhe duam të të urojmë gëzuar ditëlindjen. Tani edhe ne kemi një shqetësim të madh, nuk e dimë çfarë shije të marrim tortën."
Dhe ne me radhën tonë si redaksi e webi-it, i urojmë Klodit edhe 100 vite të lumtura.