Krisje mes Ritvanës dhe Olsa Muhametit? Ish konkurrentja: La Argjendin të shpifte për mua!

Rubrika e pyetjeve flash në D-Night, nxjerr pa fund lajme, të cilat nuk janë thënë në programe të tjera. Ndër të tjera, teksa intervista vazhdonte, ishte një pyetje e cila kishte të bënte me krisjen e marrëdhënies mes Olsa Muhametit dhe Ritvanës. Arsyeja ishte Argjendi, djali nga Kosova që në fillimi kishin shumë kimi së bashku, por rrugës ndodhën të papritura.

Dajana: Tre karakteristika që pëlqen te një djalë?

Ritvana: I sinqertë, me objektiva dhe familjar.

Dajana: Marrëdhënia Ritvana-Olsa Muhameti është krisur për?

Ritvana: Është krisur që në momentin kur iu dha e drejta Argjendit të fliste çfarë ai kishte dëshirë, pa asnjë provë të mundshme dhe unë u zhgënjeva nga gjithçka që ishte aty. Mendoj se nëse aty figura e femrës duhet të vlerësohet nuk është ajo mënyra e duhur që një mashkull të shpifë dhe të flasë shëmtuar për një femër e mbi të gjitha të deklarohet në ekran. Nëse do të kishte një provë jam dakord, në të kundërtën mbyll gojën dhe largohu.

Dajana: Goli yt i jetës është Parlamenti Europian apo gjetja e një partneri?

Ritvana: Patjetër që Parlamenti Europian.

Dajana: Poo, një vajzë zgjodhi karrierën. E shikon pse unë dhe një Akrep jemi best friend? Një gjë është e sigurt, karriera nuk zgjohet të të thotë se nuk të dua më!

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: