David Beckham zbulon sekretin e Victorias: Ha të njëjtin ushqim prej 25 vitesh

A e dini se Victoria Beckham ka konsumuar të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet.

Kjo është përgjigjja e pyetjes se si Victoria Beckham e ka ruajtur trupin e saj jashtëzakonisht elegant edhe pse ka lindur katër fëmijë dhe vazhdon të mbajë të njëjtat linja edhe tani.

Bashkëshorti, ish futbollisti David Beckham zbuloi se gruaja e tij do të hajë vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime të ziera në avull.

Gjatë një paraqitjeje në podcastin e River Café's Table 4 me Ruth Roger Beckham tha: "Fatkeqësisht jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, ajo shumë rrallë do të devijojë nga kjo."

Ish-ylli i Manchester United shpjegoi se gruaja e tij - e cila fitoi famë si pjesë e grupit ikonik pop Spice Girls në vitet 1990 - dikur theu dietën e saj të rreptë kur ishte shtatzënë me Harper dhe e përshkroi atë si "një nga mbrëmjet e tij më të preferuara".

Duke folur në podcastin River Cafe Table 4, ai tha: "E vetmja herë që ajo ka ngrënë ndryshe ishte kur ishte shtatzënë me Harper dhe ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka ngrënë më që atëherë.”

Si ditën më të bukur të tij kujton dhe ditët kur ka qenë i vetëm në banesën e tij ndërsa Victoria dhe fëmijët ishin në një festë tek familja e prindërve të saj.

Atë mbrëmje ka ngrënë mish dhe ka pirë një gotë vetë ndërsa shikonte ndeshje futbolli.