Skenare në Për’puthen? Ritvana na zbulon të vërtetat e saj

Pafund flitet për skenaret e mirëmenduara të Për’puthen, një program ku në thelb ka dashurinë e dy personave, por që rrugës ndodhin gjëra komplet të tjera. Kjo e pohuar nga shumë ish konkurrentë të këtij programi.

Por, a ka ndodhur edhe me Ritvanën e njëjta gjë? A ka pasur skenare gjatë qëndrimit të saj në program? Ajo na zbulon sesi qëndron e vërteta.

Dajana: Ritvana, ka funksionuar skenari tek ti?

Ritvana: Jo nuk ka funksionuar absolutisht fare dhe madje edhe në momentet që është planifikuar dhe është menduar sesi mund të shkojë një lloj marrëdhënie nuk ka funksionuar. Nuk mund të them që ka skenare, të paktën me mua nuk ka ndodhur një gjë e tillë, por duke pyetur konkurrentët e tjerë sepse aty secili ka privatësinë e tij. Unë e mora me shumë sportivitet këtë pjesë dhe doja të bëja çfarë të doja unë dhe si të vinte. Nëse funksiononte do ishte në rregull, në të kundërtën s'do të kishte problem. Më kanë penguar shumë disa persona, të cilët ishin ndryshe pas kamerave dhe komplet gjë tjetër kur ato ndizeshin.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00