Çfarë po ndodh? Parashikuesja Irini përlotet në studion e D-Night

Znj. Irini Kakacaj është një grua zonjë në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe pse prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, nuk ka harruar kurrë vendin e saj. 

Dëshira për të ndihmuar të tjerët, për t’i bërë ata të lumtur e bën atë vërtetë një njeri me zemër të madhe.

Së fundmi, Znj Irini ka ndërmarrë një nismë humanitare personale e gjitha me shpenzimet e saj, ku në këto ditë të ftohta dimri të ndihmojë njerëzit më në nevojë.

Në këto kohë të vështira që po kalon e gjithë bota mbarë me tërmete, pandemia e cila nuk di të mbarojë e me shumë varfëri, ekzistojnë njerëz të cilët duan vërtetë tiu vijnë në ndihmë të tjerëve e t’ua ngrohin zemrat e tyre.

Irini: Jam shumë e prekur për fjalët shumë të mira që the për mua dhe të falenderoj shumë që më ftove e më bërë pjesë të emisionit tënd.

Dajana: Është kënaqësia jonë dhe kemi nevojë për bamirësi.

Irini: Një njeri që arrin të bëjë këtë gjë e ka ndjerë në brendësinë e saj të qenurit i varfër, të jesh njeri pa njeri dhe pa asnjë ndihmë. Unë bëj atë që më ka urdhëruar Zoti, një shpirt i mirë.

Dajana: Znj.Irini pse zgjodhët të ndihmonit fshatrat e Shqipërisë?

Irini: Sepse janë shumë larg njerëzve dhe vendeve të zhvilluara, janë njerëz që nuk njihen dhe janë harruar. Dikur isha harruar edhe unë dhe unë i kujtoj ata dhe kjo është një gjë e bukur.

Dajana: Nga i merrni të ardhurat për këtë nismë? Është e gjitha iniciativë e juaja apo dikush ju ka ndihmuar?

Irini: E para është një gjë e Zotit dhe e dyta është e gjithë puna ime. Unë jam një parashikuese e fortë në të gjithë botën dhe punoj 24 orë dhe të ardhurat që vijnë tek mua, le të shkojnë në çdo shtëpi dhe zemër që unë e ndjej.

Dajana: Ndalemi pak te profesioni juaj dhe ju jeni parashikuesja e tretë në botë profesioniste. Sa njerëz kanë gjetur ndihmë te ju?

Irini: 99% e tyre sepse Zoti më gjeti mua!

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: