Samremo 2022/ Nis sot festivali i 72-të, 25 këngëtarë në konkurrim

Mbrëmjen e kësaj të marte nis në teatrin “Ariston” të qytetit të Sanremo-s, Festivali i 72 i Këngës Italiane. Prej datës 1 e deri më 5 shkurt, 25 këngëtarë italianë do të garojnë për të fituar “Palmën e Artë” me këngën më të mirë.

Ky edicion do drejtohet për të tretin vit radhazi nga prezantuesi Amadeus, i cili është njëherësh dhe Drejtori Artistik i Festivalit, i shoqëruar nga pesë bashkëprezantuese, aktore të suksesshme të kinemasë italiane.

Në natën e parë Amadeus do të ketë në krah, aktoren e njohur Ornella Muti e në netëtn në vijim aktoret Sabrina Ferilli, Lorena Cesarini, Druscila Foer e Maria Grazia Giannetta. I pranishëm do të jetë në këtë edicion dhe shoëmani Fiorello.

Në zgjedhjen e bashkëprezantuesve aktore, Amadeus ka komentuar "se dëshira e tij është të nderojë kinemanë italiane, e cila gjatë krizës pandemike u godit rëndë.

25 këngëtarët në garë do të performojnë këngët e tyre, gjatë natës së parë e të dytë të Festivalit, e nata e tretë do t'i dedikohet këngëve Cover të viteve '60, '70, '80, '90.

Në skenën e teatrit Ariston do të garojnë për tre cmimet e para këngëtarë të njohur të muzikës italiane si Iva Zanichi, Massimo Ranieri, Fabrizio Moro, Ema. Noemi, Elisa, Irama, Mahmood në duet me Blanco etj.

Të ftuar special në mbrëmjes e natës së parë do të jenë fituesit e një viti më parë të Festivalit të Sanremos si dhe fituesit e Eurosong, grupi Maneskin, si dhe grupi italian me suskses botëror Medusa. Pesë netët e eventit do të jenë mbi të gjitha një homazh i artit e suksesit në Itali si këngëtarja Laura Pausini, këngëtari Cesare Cremonini, aktorët Checco Zalone, Luca Argentero, Anna Valle, Claudio Gioe. etj.

Ndër të futarit internacional të pritshëm në këtë Festival ishte dhe këngëtarja kosovare Dua Lipa, por që për shkak të Covid nuk u mundësua prania e saj.

Ediconi i 72 i Festivalit të Sanmremos ndryshe nga një vit më parë do të zhvillohet në prani të publikut dhe këngët në garë do të votohen nga tre juri; juria popullore, juria e specialistëve dhe juria e gazetarëve.