Humb jetën në moshën 70-vjeçare aktori i humorit Arben Shaka
Ka humbur jetën në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka.
Lajmin e trishto e kanë bërë me dije vetë familjarët e aktorit në një postim që kanë bërë në rrjetet sociale.
“Me dhimbje ne zemer njoftojme ndarjen nga jeta te babait tone te dashur ARBEN SHAKA Qofsh i parajses zemra Jon!!Nuk do te te harrojme kurre!! shkruajnë familjarët.
Kush është Arben Shaka
Arben Shaka e filloi karrieren artistike ne vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit ne pantomimen “Shoferi dhe Pasagjeri”, autor i së cilës është Agim Nallbani dhe partneri në rolin e pasagjerit ishte Astrit Ferizaj. Po atë vit Arben Shaka kishte filluar punë si elektro-auto në Parkun e Kamionëve dhe këtë pantomimë e paraqitën në festivalin e estradave amatore. Ishte 16 vjeç dhe u befasua krejtesisht për suksesin absolut të kësaj pantomime dhe kryesisht në suksesin qe arriti në rolin e shoferit.
Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi.
Pas aktrimit, pasioni i Arbenit është piktura dhe më pas fotografia.
Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë.
Per herë të parë mori pjesë në film në vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazdhon perseri ne filmin e dyte ne vitin 1972 tek “Odiseja e tifozeve”. Ai sot shprehet se më shumë dëshirë do të pranonte të luante në ndonjë rol në film televiziv ose televizion, apo ndonjë spot televiziv.
Dikur ai kishte një repertor të bollshëm në Televizionin Shqiptar, në emisionet për fëmijë, variete dhe telefilma për fëmijë, variete për të rritur si dhe telekomedi. Ai ka kaluar plot tridhjetë e tre vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë.
