Ekspozita e Saint Laurent në Paris, përkujtohet stilisti unik në 60-vjetorin e shfaqjes së parë në pasarelë

Stilisti ikonik, Yves Saint Laurent do përkujtohet me një ekspozitë të veçantë në Paris, në një ngjarje që shënon 60 vjet nga shfaqja e parë e stilistit në pasarelë dhe e përfshin figurën e tij mes të mëdhenjve të historisë kulturore franceze.

Stilisti ikonik, Yves Saint Laurent do përkujtohet me një ekspozitë të veçantë në Paris, në një ngjarje që shënon 60 vjet nga shfaqja e parë e stilistit në pasarelë dhe e përfshin figurën e tij mes të mëdhenjve të historisë kulturore franceze.

"Unë jam krejtësisht eklektik," tha dikur stilisti, dhe kjo vërtetohet nga sa lehtësisht veshjet e tij përshtaten në muzetë që mbulojnë epoka dhe stile shumë të ndryshme.

Në Galerinë “Apollo” të Luvrit, krahas kurorave dhe xhevahireve të mbretërve dhe mbretëreshave franceze, "xhaketa e Versajës", e mbuluar me gjethe ari dhe kristale duket si në shtëpi.

Luvri është një nga gjashtë muzetë që marrin pjesë në këtë bashkëpunimin unik për të shënuar 60 vjet nga sfilata e parë e stilistit, kur ai ishte 26 vjeç. Nuk është hera e parë që Saint Laurent, i cili vdiq në vitin 2008, prezantohet me krijimet e tij në  institucione të artit. Që në vitin 1983, pothuajse dy dekada pas shfaqjes së tij të parë, ai u bë stilisti i parë i gjallë që prezantoi punën e tij në një institucion të madh arti në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.

"Shtëpia ka bërë tashmë kaq shumë përvjetorë. Doja të bëja diçka ndryshe," tha Madison Cox, presidente e Fondacionit Pierre Berge-Yves Saint Laurent.

Ekspozita përfshin fustanet që ai bëri për "Ballin Proust", një nga ngjarjet më dekadente shoqërore të Francës në shekullin e kaluar, organizuar nga familja Rothschild për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së autorit. Ato fustane tani janë të ekspozuara së bashku me kryeveprat e Belle Epoque nga Monet, Degas dhe Renoir në katin e fundit të Muzeut “Orsay”.