Armand Xhuli e dashuria për radion: Shqipërinë e dua sepse ndodhin shumë ngjarje

Armand Xhuli është një ndër artistët e njohur të publikut shqiptarë. Xhuli është pjesë e filmit “Dy Luanë Drejt Venecies”, i cili përfaqësoi Shqipërinë për rrëmbimin e çmimit të  madh OSCAR, një vit më parë. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” Armand Xhuli tregoi për karrierën e tij dhe vështirësitë.

Në vitin 1976 Xhuli luan rolin e tij të parë “Petriti” në dramën “familja e peshkatarit” në sallën e Institutit të Arteve. Ndërsa, pas 5 vitesh, në vitin 1981 ngjitet për herë të parë në skenën e “Teatrin kombëtarë”, me rolin e “Astritit” në dramën “Provimi i fundit”.

“Në fillim kam qenë aktor dhe ka qenë një eksperiencë shumë e bukur se prekja skenën më vonë pastaj u bëra regjisor dhe ishe shumë ndryshe pasi nuk e prekja më skenën” u shpreh regjisori. 

Ai tregoi edhe për rolin që ka lënë më shumë gjurmë tek ai.

“Unë kam marrë pjesë në shumë filma që kanë qenë vërtet shumë të mirë si “Duaje emrin tënd”, apo edhe filmi me Rikard Larjan ky film më pëlqen shumë pasi ky film kishte një temë të vërtet në brendësi ka qenë një punë kolosale , mbi 40 veta që merreshin me atë punë” u shpreh regjisori. 

Xhuli tregoi edhe se çfarë e lidhi me radion.

“Radio në raport me të tjerat është si gruaja dhe dashnorja. Radio është  e dashur që e ke për qejfin tënd, radio është dashuri. Radio të jep mundësi të dëgjosh zërin tënd nga jashtë dhe kjo të jep një dimsesion që nuk matet me centimetra që të mbush emocionalisht” u shpreh Xhuli.

Ai tregoi edhe për emisionet e shumta që ka zhvilluar në radio  ndër emisionet përmendim: “Momenti i kthesës” “unë dhe bluesi” “muhabetet rock” “copëza jetë artistësh, “kinemaja në mikrofon”.

 “Çdo ditë kisha dy orë të qeshura me emisionin me barsaleta, ishte një emision shumë i dashur për publikun, madje atje mora edhe pseudonimin Jaku, sa edhe në rrugë më thërrisnin Jaku kudo.  Më pas u zhvendosa në një radio private që bëja një emision me muzikë që ishte shumë e  bukur pasi pa muzikë çdo gjë duket kot. Më pas përfundova në Radio Tirana si producent dhe që nga ajo ditë e deri më sot unë prodhoj emisione në këtë radio” u shpreh Xhuli. Me frymëzimin dhe krijimtarinë e tij, Xhuli ka sjellë për artdashësit e kinemasë shqiptare mbi 10 filma, ndër to përmendim: “Fraktura” “duaje emrin tënd”, “kur hapen dyert e jetës”, etj