Kafeja italiane, kandidate zyrtarë për pasuri e UNESCO-s

Kafeja ekspreso italiane është kandidat zyrtar për të qenë pasuri jo materiale e njerëzimit. 

Kandidatura e saj i është prezantuar UNESCO-s nga Ministria Italiane e Politikave Agro-Bujqësore e brenda majit të 2022 duhet t'i nënshtrohet gjykimit të kësaj organizate botërore me bazë në Paris, e cila prej vitit 1946 promovon e mbron pasuritë natyrore, kutlurore, materiale e jomateriale të njerëzimit.

Nënsekretari për politikat agro-bujqësore në qeverinë italiane, Gian Marco Centinaio, ka informuar se dosja me dokumentacionin e nevojshëm që i është prezantuar komisionit të UNESCO-s.

Bazohet në motivin "kafe ekspreso italiane mes kulturës, ritualitetit, socializimit e letërsisë në komunitetet emblematike nga Venecia në Napoli".

Mjaft i rëndësishëm në dokumentacionin e dorëzuar për aprovimin e kafes italiane si një pasuri e njerëzimit, është vlera sociale e identifikuese e saj.

"Filxhani i kafesë përfaqëson për italianët një rit social e kulturor që ka gjetur shprehje dhe në letërsi e që ka apasionuar të gjithë vendin nga Napoli në Venecia, duke arritur deri në Trieste e duke kaluar përmes Romës e Milanos", është shprehur nënsekretari Gian Marco Centinaio.

Propozimi për këtë kandidaturë është bërë nga Konsorciumi për Mbrojtjen e kafesë tradicionale italiane me bazë në Trevizo e Napoli e firmosur nga një numër i madh qytetarësh italianë.

Kafeja ekspreso është për italianët një traditë që nis qysh në mëngjes e një ritual që e bën shoqërinë italiane identifikuese e dalluese në botë.

Është vepër e një italiani, Angelo Moriondo nga Torino, shpikja e makinës së kafes ekspresso në fund të '800.

Prej më shumë se dy shekujsh, filxhani i kafesë është për italianët jo vetëm një pije e përditshme, por dhe traditë, kulturë, njohuri, aftësi e ritual që përcillet nga një brez në tjetrin.

Ne Itali ndodhet Universiteti i Kafes në Trieste, i hapur më 1999 e me degë në të gjithë botën.

Gjate vitit pandemik 2020, shitja e kafesë në supermerkata e dyqane, u rrit me 10.3% e cmimi i saj me 7%.

Markat më të mira të kafes italiane janë, Borbone, Lavazza, Illy, Vergnano, Motta, Toraldo, Segafreddo, Kimbo etj.

Ne Itali kafeja nisi te perdorej me 1600 ne Venezia te cilen e solli nga Egjipti mjeku botanik Prospero Alfino.

Fillimisht tregtohej në farmaci e kataloguar si ilaç me shijen e cikores.

Shpejt merr përhapje popullore e ngrihen dyqanet e para të kafes si në Lindje. Në Venezia sipas dokumentave historike me 1763 ekzistonte mbi 200 bar kafe.

Për italianet momenti i preferuar i marrjes së kafesë është mëngjesi e pas vaktit të drekës. Rreth 40% e konsumojnë sade, pra pa asgjë brenda, e pjesa tjetër e pijnë me qumesht apo me pije të tjera si raki etj.