“Kujtesa e ajrit” në Shkodër / Vepra e poetit shqiptar frymëzon 2 artistet italiane
“Kujtesa e ajrit”, projekt që mori emrin nga vepra poetike e autorit Visar Zhiti, çeli vitin 2022 në muzeun kombëtar të fotografisë Marubi.
Ekspozita pasqyron punën e dy artisteve italiane në kërkim të fotografive të Pietro Marubit dhe pasardhësve të tij në ambientet familjare në Shkodër e Tiranë.
Nisur prej kësaj, regjistruan historitë me banorët e këtyre shtëpive dhe prej këtij frymëzimi, lindën veprat e artit, në formën e një instalacioni audio shoqëruar me një seri fotosh.
"Ekspozita tregon sensin e fotografisë kur ajo jeton në një hapësirë shtëpiake, por edhe kur është shtrënguar apo mbledhur mes hapësirës shtëpiake dhe asaj kolektive. Mes hapësirë shtëpiake dhe historisë, historisë personale dhe asaj më të gjërë. Besoj që ky është thelbi mbi të cilin projekti është zhvilluar. Politika e kujtesës, apo kujtesa si diçka intime, që jeton brenda dimensionit individual dhe të brendshëm."
"Ne kemi arsyetuar, siç edhe mund ta mendoni duke parë punimet, mbi arkivin e jetuar. Cila është mbijetesa, marrëdhënia e imazheve në shtëpinë e njerëzve? Ekspozita është fryt i një admirimi për historinë e tyre dhe familjeve të tyre."
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 14 shkurt, ndërsa në muajin mars muzeu “Marubi” ka lajmëruar të dytën ekspozitë për këtë vit, që drejtori Bedeni e cilësoi si një prej risive të 2022.
