"Primaret proces demokratik", Ademi voton në Shkodër: Basha në krizë, pas mandatit do t'i kthehem profesionit

Voltana Ademi ka votuar sot në Shkodër në Primaret për të zgjedhur kandidatin i  cili do hyjë në garë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Pas votimit Ademi u shpreh se ky është një proces demokratik dhe PD duhet ta kishte bëtë shumë kohë më parë.

Ademi: Ky është procesi demokratik që për herë të parë grupi i Rithemelimit të PD në Shkodër bën në strukturat e PD-së  për të zgjedhur nga anëtarësia dhe simpatizantët të zgjedhurin e tyre që do të jetë nesër kandidat për zgjedhjet  vendore të 6 marsit. Është procesi i parë që ndodh. Për mua është shumë vonë. PD do duhet ta kishte bërë shumë kohë përpara. Përzgjedhja është proces meritokracie. PD ka pasur shumë nevojë. Ne bëjmë të mundur në bazë të meritokkracisë që grupi i njerëzve do të jenë të vlerësuarit që do të kenë tagrin dhe përgjegjësinë për t’u votuar nga qytetarët e Shkodrës. Kjo e ndihmon që PD të fillojë përmes një sistemi meritokracie përzgjedhjen për drejtimin.

Ademi tha se ky proces nuk ndihmon vetëm opozitën, por është një ushtrim demokracie në të gjithë vendin. Ky proces që nis brenda PD-, sipas saj është një ogur i mirë për Shqipërinë.

Ademi: Ky proces nuk ndihmon vetëm PD dhe opozitën por është një ushtrim demokracie në vend. Fakti që bëhet edhe në Shkodër i jep vlerë jo vetëm PD-së, por i jep vlerë sistemit të demokracisë që duam të ndërtojmë në vend sepse nuk e kemi dhe nuk ekziston. Ky është një ogur i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Ndryshe nuk kemi për të arritur kurrë dhe gjithmonë kemi për t'ju sjellë të njëjtës rrotull ku ai që është i pari shtet votën, partinë, për interesa shet pushtetin, vendin, të drejtën dhe sakrificën e këtyre nejrëzve. Ka ardhur fundi dhe gjithmonë kjo mënyrë do kthehet sa herë që drejtuesit nuk e sigurojnë. Unë kam qenë e qartë dhe jam përpjekur të jem e qartë duke  qenë e bindur se përfaqësimi i njerëzve që duan të drejtojnë Shkodrën do jenë një grup. Jam ndër ato që e kam mbështetur lëvizjen e Berishës duke bërë të mundur që ky grup të votohet duke bërë të mundur që të kemi një pjesëmarrje sa më të mirë.

Ademi i bëri thirrje të gjithë demokratëve që të votojnë më 6 mars. Ajo u shpreh optimiste se fitojnë bashkinë e Shkodrës. Ademi nuk harroi të përmendte dhe krizën ku ndodhet PD dhe të bënte përgjegjës Lulzim Bashën.

Ademi: Edhe një thirrje për të votuar edhe për datën 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që duhet ta japim në bashkitë e të gjithë vendin. Mendoj se do fillojmë nga 6 bashkitë për të arritur në 61 që sistemin e monoplozimit ta zhbëjmë. Ne do fitojmë bashkinë e Shkodrës dhe të shohim angazhimin e anëtarëve të PD. Në krizë sot është Lulzim Basha. Nuk e di kush është Lulzim Basha. Procesi politik që bëjmë sot është pjesë e demokratizimit për të shporrur monopolizimin e shtetit nga Lulzim Basha te Edi Rama. Fillojmë të gjithë kemi imazh më të mirë si vend.

Ademi theksoi se pas këtij mandati do jetë në Shkodër dhe do t'i rikthehet profesionit.

Ademi: Pas këtij mandati do jem në Shkodër në funksion të profesionit tim dhe angazhimit tim politik që do të jetë si përpara. Nuk do vendosë Sali Berisha kush është kryetar i bashkisë ës Shkodër. Ai ka bërë të mundur t’i japë fuqi secilit prej nesh përmes votës. Jam e lumtur që ia kemi arritur kësaj dite dhe që sistemi primar bëhet pikërisht nga forca politike dhe jo nga kryesia me 5 veta. Kjo është fuqia që na ka dhënë statuti i ri. Sot votoni për atë që ju mendoni se do të jetë përfaqësuesi juaj.