Tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër, "burg pa afat" për çiftin nga Vlora

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "burg pa afat" për çiftin nga Vlora që tentuan të grabisnin argjendarinë në Shkodër  më 27 janar.

Çifti udhëtoi më 27 janar nga Vlora drejt Shkodrës për të kryer grabitjen e argjendarisë .

Objektivi ishte një argjendari pak metra larg sheshit "Demokracia".

Ora Neës siguroi  ekskluzivisht pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Arben dhe Anisa Hoxhaj ndodheshin në banakun e argjendarisë ku pretendonin sikur ishin të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kishin  vendosur mbi banak kutinë ku ishin të vendosura bizhutë. Në një moment gruaja nxori nga xhepi i majtë deodorantin dhe ia hodhi në sy të dy pronarëve.

Pronari i dyqanit tërhoqi fort kutinë me bizhu dhe nuk e lejoi hajdutin të vidhte gjë.

Më pas burrë e grua kur e panë  që nuk mundën të vidhnin gjë tentuan të largohen por pronarët me shpejtësi dolën nga banaku dhe u përleshën  me ta duke i penguar që të dilnin nga dyqani, siç duket në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora Neës.

Çifti nga Vlora u arrestua. 

Shikoni videon kur çifti u përpoq të vidhte bizutë: