Primaret e Rithemelimit të PD-së, Bylykbashi: Po hyjmë në garë për të fituar më 6 mars
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike zhvilloi këtë të dielë, 30 janar 2022, primaret që do të përcaktojnë kandidatët në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në 6 bashkitë e vendit.
Demokratët u thirrën në votime në anëtarësinë e PD-së në Shkodër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, Dibër dhe Vorë.
Në Shkodër është numri më i madh i kandidatëve, 6 por bie në sy mungesa e Voltana Ademit kryebashkiakes aktuale e cila u tërhoq nga gara.
Në Durrës gara zhvillohet mes Ardian Mukës dhe Silvia Gjepalit.
Deputeti Oerd Bylykbashi i radhitur në mbështetje të lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha e cilësoi procesin e primareve historik
"Sot është dita kur demokratët fitojnë të drejtën që ta ndajnë ata kandidatin dhe jo më kryetari. Çdo gjë e të shkuarës ka marrë fund, është vota e demokratëve që do ndajë legjitimitetin e kandidaturave," tha Bylykbashi.
Në Rrogozhinë garojnë Eqerem Deliu, Hajrulla Tafa, Hekuran Xhani, Sokol Gosa dhe Vladimir Manushi.
Për Bashkinë e Lushnjës garojnë Arben Zaimi, Elton Bano, Eurion Iljazi dhe Indrit Qerimi.
Për Bashkinë e Dibrës në garë janë Behar Dema, Dafina Muda, dhe Premtim Kryemadhi.
Luan Beta dhe Lulzim Vrana janë në garë për kandidat në Vorë!
Gjithsej janë 9 qendra votimi, 3 në Shkodër, 2 në Durrës dhe nga 1 në Dibër, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë.
Për primaret reagoi edhe sh-kryeministri Sali Berisha.
“Sot demokratët dhe demokratet e 6 degëve të Partisë Demokratike votojnë në Primare! Zoti e bekoftë votën e tyre te lire”ishte mesazhi i ish-kryeministrit.
