Mëngjesi nis i ftohtë, temperatura deri në -7 gradë, parashikimi i motit për sot

Territori shqiptar paraqitet me vranësira të dendura dhe intervale të shkurta me kthjellime ku më të dendura vranësirat do të jenë në veri dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet qe pasditja të sjellë largim gradual të vranësirave duke ja lënë vendin motit të kthjellët por të ftohtë, sipas MeteoAlb.

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent deri mëngjesin e së hënës.

Temperaturat e ajrit do të ULEN ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke sjelle ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Do te vijojë, moti i kthjellet dhe i ftohtë në gadishullin Iberik, rajonin e Ballkanit si edhe pjesërisht Europën qendrore ndërsa reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta priten në Europën veriore dhe Lindore. Përsa i përket Britanisë së madhe paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të rrëmbyeshëm shoqëruar me stuhi të forta ere.