Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, plagoset 65-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 22:54
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 30 janar në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në aksin rrugor Manzë-Durrës.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi P. M., rreth 65 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë 65 vjeçari është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
