U tërhoq nga gara për zgjedhjet e 6 marsit, Voltana Ademi voton sot në Primaret e Shkodrës

Voltana Ademi u tërhoq nga gara për bashkinë e Shkodrës.

Ditën e djeshme, 29 janar me anë të një postimi në Facebook, Ademi sqaroi dhe arsyet se pse e mori këtë vendim.

"Voltana Ademi nuk i shmanget asnjë sfide, por brenda familjes sonë politike, duhet të jemi të gjithë të barabartë në mes të barabartëve, të kemi mundësitë dhe hapësirat tona për të dhënë kontribut për PD- në, Shkodrën e Shqipërinë," shkruante kryetarja në detyrë. 

Ditën e sotme, ajo është paraqitur në qendrën e votimit, aty ku po mbahen Primaret për të dhënë votën  e saj.

Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit në Shkodër janë:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist

3.Astrit Myfid Bushati, Jurist

4 .Bardh Ali Spahia, Mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist

6.Irma Musa Kopliku Alushi,  pedagoge matematike

Ndërkohë qa bashkinë Shkodër që në orët e para të mëngjesit u vu re një fluks i madh votuesish në të trija qendrat e votimit.