Zjarr në ambientet e një hoteli në Rinas, detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2022, 08:03
Një zjarr ka përfshirë ambientet e një hoteli mëngjesin e kësaj të diele, 30 janar.
Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Rinasit, ku ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli.
"Me datë 30.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te mbikalimi i Rinasit, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli."
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
