Zgjedhjet, si ndahen votat në 6 bashki? Gazetarja: PS ka pak gjasa të marrë mandat në bashkinë e Shkodrës
Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars? Kush i merr 6 bashkitë e vendit ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore?
Gazetarja Fjorela Beleshi e ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj bëri një pasqyrim të rezultateve të 3 partive më të mëdha në vend duke ju referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare që u zhvilluan më 25 prill.
Bashkia Shkodër
Ajo që rezulton nga zgjedhjet e 25 prillit, ku PD ishte e bashkuar kanë pasur një diferencë mbi 21 mijë vota me PS. Nga projeksioni i këtyre votave është e vetmja bashki ku mund të ketë një garë mes PD dhe PS. Ajo që mund ta pengojë PD është fakti që hyn e përçarë në këtë garë.
PS- 15848 vota
PD-AN- 29893 vota
LSI-7880 vota
PSD-9808 vota
Beleshi u shpreh se PD së bashku me aleatët dhe LSI janë mbi 21 mijë vota, çka nënkupton se është një bashki ku mund të ketë garë mes PS dhe PD.
Beleshi: PS ka pak gjasa të marrë një mandat në bashkinë e Shkodrës, por varet se si do shkojë PD në zgjedhje.