Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars? Kush e merr Durrësin e bashkitë e tjera

Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars? Kush i merr 6 bashkitë e vendit ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore?

Gazetarja Fjorela Beleshi e ftuar në Ora News me gazetarin Everest Dedaj bëri një pasqyrim të rezultateve të 3 partive më të mëdha në vend duke ju referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare që u zhvilluan më 25 prill.

Bashkia Durrës

Bashkia Durrës është një bashki e rëndësishme. PS është në avantazh me PD dhe LSI referuar rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit ku opozita ishte e bashkuar.

Beleshi: Në bashkinë Durrës PS nuk i ka ecur për sa i përket emrave pasi ka pasur disa herë largime. Nuk ka shumë diferencë votash pasi Durrësi është një bashki më e madhe. Kemi një diferencë prej 2660 votash.

Rezultatet e 25 prillit në Durrës

PS- 52293 vota

PS-AN- 43478 vota

LSI- 6155 vota

Bashkia Lushnje

Bahskia Lushnje është e vetmja e cila në mbledhjen e fundit të kryesisë të PS nuk kishte një emër për shkak të një debati të brendshëm.

Beleshi tha se në Lushnje situata nuk është më e mira për PS.

Beleshi: Gara është mes Eriselda Sefës e cila është kryetare e komanduar në Lushnje dhe Krenar Haxhiu. Pas zotit Fatos Tushe nuk po gjej një emër që mund t'i bashkojë socialistët. Emri më i mundshëm është zonja Sefa.

Për sa i përket rezultateve të 25 prillit, PS kryeson në këtë bashki dhe është e vështirë për PD e cila është e ndarë në dy kampe. Diferenca së bashku m,e PD dhe LSI është 4314 vota për PS dhe është një bashki e vogël, nuk ka shumë vota për të qarkulluar.

Rezultatet e 25 prillit në Lushnje

PS- 24794 vota

PD-AN- 17069 vota

LSI- 2911 vota

Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars? Kush e merr

Bashkia Dibër

Beleshi: Bashkia Dibër është interesante dhe për socialistët pasi është i vetmi emër së bashku me Vorën që nuk ka ardhur nga baza. Një emër që nuk e njohin fare mund të jetë problem dhe Dibra mund të jetë një zonë që mund të ketë garë dhe PD mund të ketë më shumë shanse. Deri tani bashkë me LSI shkojnë diku te 4621 vota për opozitën.

Rezultatet e 25 prillit në Dibër

PS- 11459 vota

PD-13747 vota

LSI- 2333 vota

Në qytete të vogla tha Beleshi është shumë i rëndësishëm emri.

Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars? Kush e merr

Bashkia Vorë

Beleshi: Në Vorë është i njëjti fenomen, ku emri nuk vjen nga strukturat e PS, vjen nga influenca në Tiranë dhe këto bashkitë e vogla. Vora është një bashki mjaft e rëndësishme për politikën.

Rezultatet e 25 prillit në Vorë

PS- 8458 vota

PD-AN- 5705 vota

LSI- 900 vota

Diferenca është e madhe, tha Beleshi, pasi së bashku me votat e PS dhe LSI  diferenca shkon në 1853 vota në favor të PS-së.

Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars? Kush e merr

Bashkia Rrogozhinë

Beleshi: Nuk ka surpriza për sa i përket Rrogozhinës për emrin pasi vjen me kryetarin e komanduar. Në Rrogozhinë nuk ka diferencë të madhe pasi janë rreth 770 vota mes PS dhe opozitës së bashkuar.

Rezultatet e 25 prillit në Rrogozhinë

PS- 5337 vota

PD-AN- 3949 vota

LSI- 618 vota

Çfarë pritet të ndodhë më 6 mars? Kush e merr