Video/ Primaret në Shkodër, pjesëmarrje e lartë e votuesve që në mëngjes

Në 6 bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars, ditën e sotme, 30 janar po zhvillohen Primaret.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit do zgjedhin me votën e lirë kandidatin që do garojë në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Gazetari Bepin Kolvata informon se në Shkodër procesi i votimit është i ndarë në 3 qendra votimi.

Procesi i votimit ka filluar në orën 0800 dhe që në orët e para vihet re një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve.

Kandidatët e Komisionit të Rithemelimit në Shkodër janë:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist

3.Astrit Myfid Bushati, Jurist

4 .Bardh Ali Spahia, Mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist

6.Irma Musa Kopliku Alushi,  pedagoge matematike

Video/ Primaret në Shkodër, pjesëmarrje e lartë e votuesve

Procesi i votimit pritet të zgjatë deri në orën 17:00 në baskitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Dibrës.

Video/ Primaret në Shkodër, pjesëmarrje e lartë e votuesve

Video/ Primaret në Shkodër, pjesëmarrje e lartë e votuesve