Në përgjim prej dy vitesh/ Operacion anti-droge në Mat, 14 persona të shoqëruar, një në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 15:31
Policia e Matit nën drejtimin e kryeprokurorit të rrethit Abaz Muça ka zhvilluar një operacion antidrogë.
Deri tani mësohet se të paktën janë 14 persona të ndaluar dhe një i shpallur në kërkim.
Mësohet se këta persona kanë qenë në monitorim dhe përgjim prej 2 vitesh.
Nuk ka detaje të tjera të operacionit i cili është në zhvillim e sipër.
