Vrasja e Lamajt e Saliut, SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi akuzave të pandehurve

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat tre prej të pandehurve si bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj  e Klodian Saliut ndërsa të pandehurve të tjerë pritet tu komunikohet te premten. Të akuzuar për vrasjen janë Lulzim Berisha, Viktor Ymeraj, Indrit Rusi dhe Emiljano Shullazi, emra të njohur për drejtësinë për një seri krimesh të tjera.

Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka dhënë fund hetimit për personat e akuzuar për vrasjen e biznesmenëve Vajdin Lamaj e Klodian Saliu në vitin 2005.

Prokurori i çështjes u ka komunikuar akuzat shtetasve Lulzim Berisha, Indrit Rusi dhe Viktor Ymeri, ndërsa të premten pritet tu komunikohen akuzat edhe të pandehurve të tjerë Emiljano Shullazit, Indrit Taullait.

Ndaj tyre është ngritur akuzat e vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Akuzat ndaj tyre janë ngritur pas dëshmisë së Luftar Reçi, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Për vrasjen e Vajdin Lajmat, Reçi në dëshimë e tij tregon se minën me telekomandë që u përgatit në një garazh e mori në dorë Emiljano Shullazi, i cili ishte bashkë me një vajzë.

Sipas tij, Shullazi ishte brenda një makine me ngjyrë të errët, bashkë me një vajzë kur mori bombën.

Reçi tregon se Viktor Ymeri ishte mburrur në burg, se personin që i vuri bombën Vajdin Lamajt e kishte gjetur ai nga qelia.

Prokuroria e lidh Shullazin me ngjarjen referuar dëshmisë së Luftar Reçit si edhe të vëllait të Vajdin Lamajt, i cili ka dëshmuar se dyshon se pas vrasjes ishte pikërisht Shullazi dhe grupi i tij.

Ky i fundit dyshohet nga SPAK se ishte personi që qëlloi me armë edhe në tetor 2004 ndaj Vajdin Lamajt ku ky i fundit mbeti i plagosur.