Vlorë, tentoi të vriste një person me armë pas një konflikti, arrestohet 43-vjeçari
Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës ndërrimit të viteve, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Ngjarja ndodhi në 31 dhjetor 2021 në Vlorë, ku A. Sh., 43 vjeç, ta tentuar të vrasë një tjetër person, pas një konflikti në ambientet e një lavazhi.
Mësohet se punonjësi i lavazhit e ka goditur me grusht pronarin e automjetit, ndërkohë ky i fundit më pas ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.
“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.” – bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
