Burri ngec i bllokuar në supermarket pasi punonjësi u largua 15 minuta para orarit pa kontrolluar klientët

Një burrë nga Oklahoma e gjeti veten të bllokuar brenda një supermarketi  pasi punonjësi i vetëm që punonte e mbylli turnin dhe u largua pa kontrolluar klientët e mbetur.

Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2020 megjithatë ai sapo ndau pamjet e përvojës së tij të papritur në internet.

Ai ndau një video të incidentit, duke zbuluar se iu desh të telefononte policinë, e cila lajmëroi menaxherin e dyqanit për ta liruar atë dhe shokun e tij "të burgosur" aksidentalisht brenda dyqanit.

 “Gjatë pandemisë, supermarketi u mbyll herët dhe arkëtari nuk u sigurua që mos kishte asnjë klient në dyqan”, shpjegoi ai.

Është e paqartë pse kishte vetëm një punonjës në detyrë në atë kohë, megjithatë është e mundur që dyqani të kishte mungesë të personelit në mes të pandemisë. 

“Sapo u mbylla në një supermarket. Dhe ato nuk mbyllen deri në orën 21:00, - shpjegon ai ndërsa i afrohet orës së tij - që tregon se ishte ende vetëm 20:45.

"Arkëtari as nuk kontrolloi për klientët para se të largohej," shtoi ai në seksionin e komenteve.

Ndërsa përvoja e burrit ishte sigurisht e pazakontë, ai nuk është klienti i parë që mbyllet në një biznes nga punonjës të pakujdesshëm, shkruan Daily Mail.